13 tetor 2026

Brenda studios së Vorbulla-s në Gjakovë

Kompani nga e gjithë Evropa angazhojnë ekipe dizajni dhe zhvillimi në Kosovë për zonën e njëjtë kohore, gjuhët dhe vlerën që marrin. Ja çfarë të prisni, si po e ndryshon AI punën dhe si ta zgjidhni partnerin.

Ky udhëzues është për kompanitë që po mendojnë për një partner dizajni dhe zhvillimi në Kosovë, qofshin në Gjermani, në Zvicër apo diku tjetër në Evropë, ose biznese në Kosovë që po zgjedhin një ekip vendor. Shpjegon pse kompanitë angazhojnë ekipe këtu, mënyrat e bashkëpunimit, çfarë ndryshon AI në zhvillimin e jashtëm dhe si ta kontrolloni një ekip para se të nënshkruani.

Pse kompanitë angazhojnë ekipe softueri në Kosovë

Kosova ka një sektor teknologjik të ri e në rritje dhe një lidhje të gjatë me Evropën Qendrore. Për një klient në Cyrih, Mynih apo Vjenë, disa pika praktike e bëjnë bashkëpunimin të thjeshtë:

  • E njëjta zonë kohore. Kosova është në kohën e Evropës Qendrore, kështu që orari i punës, takimet dhe dritaret e publikimit përputhen me Gjermaninë, Zvicrën dhe Austrinë.
  • Euro. Kosova përdor euron, gjë që i mban ofertat dhe faturat të thjeshta për klientët në eurozonë. Klientët zviceranë zakonisht mund të faturohen në franga; ne pranojmë EUR, USD dhe CHF.
  • Gjuhët. Anglishtja është gjuha e punës për shumicën e ekipeve të teknologjisë këtu, ndërsa gjermanishtja është e zakonshme te njerëzit që kanë jetuar ose studiuar në Gjermani apo në Zvicër. Ekipi ynë punon në anglisht, gjermanisht dhe shqip.
  • Udhëtim i shkurtër. Ka fluturime direkte për Prishtinë nga shumë qytete gjermane dhe zvicerane, kështu që një punëtori fillestare ose një rishikim i projektit me prani fizike organizohet lehtë.
  • Vlera. Tarifat zakonisht janë më të ulëta se në Gjermani apo në Zvicër, kështu që një buxhet mbulon më shumë dizajn, testim ose mbështetje. Oferta më e lirë rrallë është më e mira, prandaj krahasoni shtrirjen e punës dhe procesin, jo vetëm çmimin.

Tri mënyra për të punuar me një ekip në Kosovë

Mënyra si e angazhoni një ekip ka po aq rëndësi sa vendi ku ndodhet. Shumica e bashkëpunimeve marrin njërën nga tri format.

Projekt me shtrirje fikse

Para se të fillojë puna, merreni vesh për rezultatet, fazat kryesore dhe buxhetin: një webfaqe, një web aplikacion, një aplikacion mobil ose një vegël të brendshme. Kjo u përshtatet punëve me një pikë të qartë përfundimi. Një webfaqe marketingu e fokusuar zakonisht na merr një deri në dy javë; produktet më të mëdha web dhe mobile marrin një deri në dy muaj ose më shumë, varësisht nga shtrirja.

Ekip i dedikuar

Dizajnerët dhe zhvilluesit punojnë me ekipin tuaj sipas një plani dhe kapaciteti të dakorduar, brenda veglave, repozitorëve dhe procesit tuaj të rishikimit. Kjo u përshtatet punëve të vazhdueshme në produkt, ku prioritetet i caktoni ju. Para fillimit të integrimit në ekip, merreni vesh kush e drejton punën, kush e rishikon kodin dhe dizajnet, dhe si ndryshon kapaciteti.

Mbështetje e vazhdueshme

Pas lansimit, një marrëveshje mbështetjeje mbulon mirëmbajtjen, përditësimet e sigurisë dhe të varësive, monitorimin dhe përmirësimet më të vogla. Shumë klientë fillojnë me një projekt dhe vazhdojnë me mbështetje ose me një ekip të dedikuar.

Nëse ju duhet një sistem i tërë dhe jo njerëz shtesë, shihni shërbimin tonë të zhvillimit të softuerit me porosi.

Si e ndryshon AI zhvillimin e jashtëm

AI e ka ndryshuar mënyrën si ndërtohet softueri, dhe duhet ta ndryshojë edhe atë që e pyetni një partner zhvillimi.

Çfarë përshpejton AI

Asistentët e programimit me AI tani marrin përsipër një pjesë të madhe të punës rutinë: kodin bazë, testet, dokumentimin, migrimet e të dhënave dhe skicat e para të ndërfaqeve. Në një ekip që i përdor mirë, një pjesë më e madhe e buxhetit shkon te pjesët që kërkojnë gjykim, dhe versionet e para dalin më shpejt. Një version i parë i fokusuar i një aplikacioni mobil tani na merr një deri në dy muaj, nga shtrirja e dakorduar deri te dorëzimi në dyqanet e aplikacioneve. Ne përdorim asistentë programimi me AI në punën tonë të dizajnit dhe zhvillimit, dhe çdo ndryshim ende rishikohet dhe testohet nga një zhvillues para se të publikohet.

Çfarë kërkon ende njerëz

AI nuk vendos çfarë të ndërtohet. Vendimet për produktin, hulumtimi i përdoruesve, dizajni i ndërfaqes, arkitektura, siguria dhe rishikimi i kodit varen ende nga njerëz me përvojë. Një ekip që ia lë këto një vegle zakonisht dorëzon më shpejt në fillim dhe më ngadalë më vonë, kur dalin në pah shkurtesat.

Pyetje për AI

  • Cilat vegla të AI-së i përdor ekipi, dhe për cilat detyra?
  • A rishikohet dhe testohet kodi i gjeneruar me AI si çdo kod tjetër?
  • A mbahen kodi juaj burimor dhe të dhënat tuaja jashtë veglave që trajnohen me to?
  • Kujt i takon rezultati, përfshirë kodin dhe dizajnet e krijuara me AI?
  • Si pasqyrohet koha e kursyer në afat apo në kosto?

Angazhimi i një ekipi për një projekt me AI

AI ndryshon edhe atë që kompanitë u kërkojnë ekipeve të ndërtojnë. Automatizimi i proceseve të punës dhe asistentët me AI mund t’i shpërndajnë regjistrimet, të gjejnë informacion nëpër sisteme të ndryshme dhe të përgatitin drafte që i miraton një person. Këto projekte shkojnë më mirë kur fillojnë të vogla.

  • Filloni me një proces pune të përcaktuar qartë. Përshkruani detyrën e tanishme, hyrjet, daljet dhe përjashtimet e saj, dhe merreni vesh si do ta gjykoni nëse një pilot është i dobishëm.
  • Jo çdo automatizim ka nevojë për AI. Rregullat i kryejnë detyrat me hyrje të parashikueshme; AI ndihmon me gjuhën dhe me informacionin e pastrukturuar. Një ekip i mirë e vlerëson detyrën para se t’i zgjedhë veglat.
  • Merreni vesh për lejet dhe kontrollin njerëzor. Vendosni çfarë mund të lexojë, të hartojë ose të ndryshojë sistemi, dhe cilat veprime kërkojnë miratimin e një personi.
  • Listoni kostot e vazhdueshme. Tarifat e modeleve, përdorimi i API-ve, hostimi dhe abonimet duhet të jenë në ofertë, të ndara nga ndërtimi.
  • Merreni vesh për pronësinë. Përcaktoni kujt i takojnë llogaritë, kush i trajton përjashtimet dhe kush e monitoron procesin pas dorëzimit.

Puna jonë në automatizim me AI dhe agjentë AI ndjek këtë model: një pilot me kritere të qarta pranimi, leje të dakorduara dhe kosto të vazhdueshme të shqyrtuara para ndërtimit.

Si ta zgjidhni një kompani softueri në Kosovë

Shumica e studiove mund të tregojnë pamje ekrani tërheqëse. Këto kontrolle ju tregojnë më shumë:

  • Punë në përdorim. Kërkoni linqe te produktet që janë në përdorim, jo vetëm imazhe, dhe pyetni për rolin e ekipit në secilin prej tyre.
  • Referenca. Flisni me një klient të kohëve të fundit, mundësisht nga vendi ose industria juaj.
  • Vlerësime në direktori. Clutch, GoodFirms dhe platforma të ngjashme tregojnë vlerësime të verifikuara nga klientët; shikoni sa të reja janë.
  • Vetë kompania. Bizneset në Kosovë janë të regjistruara në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK). Kontrolloni emrin ligjor dhe adresën në kontratë.
  • Kontrata dhe pronësia. Marrëveshja duhet të përcaktojë kujt i takojnë kodi, dizajnet dhe llogaritë, dhe si bëhet dorëzimi nëse bashkëpunimi përfundon.
  • Mbrojtja e të dhënave. Nëse përdoruesit tuaj janë në BE ose në Zvicër, pyetni si trajtohen të dhënat personale, ku ruhen dhe cilët përpunues përfshihen.
  • Komunikimi. Para fillimit të projektit, merreni vesh për gjuhën, ritmin e takimeve dhe personin tuaj kryesor të kontaktit.
  • Ekip i brendshëm apo nënkontraktorë. Pyetni kush do ta bëjë punën në të vërtetë. Ekipi ynë është tërësisht i brendshëm.

Pyetje të shpeshta

A mund të angazhoj një agjenci nga Kosova për një projekt të madh softueri?

Po, nëse ekipi ka dorëzuar punë të ngjashme. Kërkoni projekte të krahasueshme, madhësinë e ekipit që i realizoi dhe si u mbështetën pas lansimit. Puna jonë përfshin një platformë për patundshmëri me webfaqe, aplikacion për klientët dhe CRM për agjentët mbi një API të përbashkët për Domino Real Estate.

A ofrojnë agjencitë e softuerit në Kosovë ekipe të dedikuara zhvillimi?

Shumë prej tyre po. Ne ofrojmë dizajnerë dhe zhvillues të dedikuar që punojnë në veglat dhe në kodin tuaj sipas një plani dhe kapaciteti të dakorduar.

A mund të ndërtojnë agjencitë në Kosovë aplikacione mobile dhe produkte SaaS?

Po. Ne ndërtojmë aplikacione për iOS dhe Android, web aplikacione dhe versione të para të produkteve SaaS. Udhëzuesi ynë për zhvillimin e aplikacioneve mobile (në anglisht) shpjegon procesin, afatet dhe kostot.

Në cilat gjuhë dhe në cilin orar punojnë ekipet në Kosovë?

Shumica e ekipeve punojnë në anglisht, e shumë edhe në gjermanisht. Kosova është në kohën e Evropës Qendrore; orari ynë i punës është nga e hëna deri të premten, 09:00 deri 18:00.

A është më lirë të angazhosh një ekip në Kosovë?

Tarifat zakonisht janë më të ulëta se në Gjermani apo në Zvicër. Krahasimi i dobishëm është oferta e plotë: shtrirja e punës, procesi, testimi, mbështetja dhe kujt i takon rezultati.

Bisedoni me një ekip në Gjakovë

Vorbulla është një studio dizajni dhe zhvillimi në Gjakovë, Kosovë, e themeluar më 2014. Punojmë me klientë në Kosovë, Shqipëri, Gjermani dhe Zvicër për webfaqe, web aplikacione dhe aplikacione mobile, automatizim me AI dhe mbështetje të vazhdueshme, si projekte ose si ekip i dedikuar.

Shikoni punën tonë, ose na tregoni për projektin tuaj: çfarë doni të ndërtoni, afatin tuaj dhe si dëshironi të bashkëpunojmë.

Artikuj të ngjashëm

Si të shkruani kërkesat e projektit

Dokumenti i kërkesave i tregon ekipit që angazhoni çfarë ju duhet dhe pse, para se dikush të vendosë si do të bëhet. Ky udhëzues i shpjegon tetë pjesët me një shembull të plotë dhe përfundon me një shabllon falas në Word.

Sa kushton një webfaqe ose aplikacion në Kosovë

Sa kushtojnë webfaqet, dyqanet online, web aplikacionet dhe aplikacionet mobile me një agjenci në Kosovë më 2026, çfarë e përcakton çmimin dhe si krahasohet Kosova me Zvicrën dhe Gjermaninë.

Mobile app development: a practical guide

Mobile app development is the work of designing, building, testing and publishing software for phones and tablets, usually for both iOS and Android, along with the backend services the app depends on. Here is how it works from a business’s point of view.

Le të flasim
për projektin tuaj.

Na tregoni çfarë ju duhet dhe flasim për punën, afatet dhe hapat e radhës.