Përditësuar së fundi · tetor 2026

Çfarë të dhënash mbledhim, si i përdorim dhe si mund të na kontaktoni për të dhënat tuaja.

Në rast mospërputhjesh ndërmjet versioneve gjuhësore, përparësi ka versioni në anglisht.

Të dhënat personale që mbledhim

Mbledhim të dhënat që na dërgoni përmes formularit të kontaktit: emrin, adresën e emailit, numrin e telefonit (nëse e jepni) dhe mesazhin tuaj. Kur rezervoni një bisedë, Cal.com mbledh emrin, adresën e emailit, orarin që zgjidhni dhe shënimin që shtoni, nëse e shtoni, dhe na i përcjell ato.

Si i përdorim të dhënat tuaja

Të dhënat që na dërgoni i përdorim për t’iu përgjigjur kërkesave tuaja, për t’u përgatitur për bisedat që rezervoni, për të përmirësuar shërbimet tona dhe për ta mbajtur webfaqen të sigurt.

Analitika dhe cookies

Skriptet analitike ngarkohen vetëm pasi të pranoni cookies analitike në njoftimin për cookies. Mund t’i refuzoni ato pa e humbur qasjen në asnjë pjesë të webfaqes.

Matja e reklamave

Me pëlqimin tuaj të veçantë për reklamim, përdorim Meta Pixel për të matur reklamat në Facebook dhe Instagram. Meta merr shikimet e faqeve, klikimet në lidhjet tona të emailit dhe telefonit, ngjarjet për kërkesat dhe takimet e dërguara me sukses, si dhe informata teknike si të dhënat e shfletuesit, adresat IP dhe identifikuesit e cookies. Pixel-it nuk ia dërgojmë emrin, adresën e emailit, numrin e telefonit ose mesazhin nga formularët tanë.

Gjurmimi për reklamim mbetet i çaktivizuar derisa të pranoni. Mund të pranoni analitikën e webfaqes pa reklamim ose t’i refuzoni të dyja. Nga Cilësimet e cookies në fund të webfaqes mund t’i ndryshoni zgjedhjet. Tërheqja e pëlqimit për reklamim ndal ngjarjet e tjera të pixel-it dhe largon cookies të Meta-s nga webfaqja jonë.

Shërbimet që përdorim

Disa ofrues shërbimesh na ndihmojnë ta mbajmë këtë webfaqe në punë. Ata i përpunojnë të dhënat tuaja vetëm për të na e ofruar shërbimin e tyre.

  • Cloudflare E shpërndan dhe e mbron webfaqen dhe kryen kontrollin Turnstile që i mban formularët tanë larg spamit. Përpunon të dhëna teknike si adresa juaj IP dhe të dhënat e shfletuesit.
  • Railway Pret webfaqen dhe bazën e të dhënave ku ruhen të dhënat nga formularët.
  • Resend Dërgon emailet që krijon formulari ynë i kontaktit, përfshirë të dhënat që shkruani.
  • Cal.com Ofron kalendarin për rezervimin e bisedave. Ngarkohet vetëm kur e hapni kalendarin në faqen e kontaktit dhe përpunon të dhënat që shkruani aty, si dhe të dhëna teknike si adresa juaj IP.
  • Google Analytics Mat si përdoret webfaqja, vetëm pasi të pranoni cookies analitike.
  • Meta Mat reklamat tona në Facebook dhe Instagram, vetëm me pëlqimin tuaj për reklamim.

Disa nga këta ofrues e kanë selinë në Shtetet e Bashkuara, prandaj të dhënat tuaja mund të përpunohen jashtë vendit tuaj.

Ruajtja e të dhënave

Të dhënat nga formularët i ruajmë vetëm për aq kohë sa nevojitet për të trajtuar kërkesën tuaj, për të mbajtur evidencat e biznesit dhe për të përmbushur detyrimet ligjore ose operative.

Kontakti

Nëse keni pyetje për këtë politikë ose dëshironi që t’i shqyrtojmë apo t’i fshijmë të dhënat që na keni dërguar, na shkruani në info [at] vorbulla [dot] com.

Përditësuar së fundi: tetor 2026