Webfaqe, aplikacione dhe sisteme digjitale, nga dizajni deri te mbështetja e vazhdueshme.
Gjeni shërbimin që ju duhet.
Punoni me ne për një projekt të plotë ose vetëm për një pjesë të tij.
Zhvillim softueri
Platforma SaaS, sisteme ERP dhe CRM, aplikacione web dhe mobile dhe integrime, të ndërtuara si një sistem sipas mënyrës si punon biznesi juaj.
Zhvillim web
Webfaqe, web aplikacione dhe dyqane online, me menaxhim përmbajtjeje dhe integrime.
Aplikacione mobile
Aplikacione iOS dhe Android, nga dizajni i ndërfaqes deri te testimi dhe publikimi.
Dizajn UI/UX dhe brendim
Brendim dhe ndërfaqe digjitale, sipas biznesit tuaj dhe nevojave të përdoruesve.
Automatizim dhe agjentë AI
Agjentë AI, automatizim i punës dhe mjete të brendshme, të lidhura me sistemet tuaja.
SEO dhe përmbajtje
Auditim i webfaqes, përmirësime teknike, plan përmbajtjeje dhe raporte për kërkimin.
Mbështetje teknike
Monitorim, mirëmbajtje dhe përditësime për platformën tuaj pas publikimit.
Ekip i dedikuar
Dizajnerë dhe inxhinierë që punojnë me ekipin, mjetet dhe planin tuaj.
Shërbimet në praktikë

Domino Real Estate
Platformë patundshmërish për Kosovën: webfaqe me kërkim me AI, aplikacion për klientët dhe CRM për agjentët, të gjitha mbi një API.
Shikoni projektin
Prishtina 2030
Webfaqja zyrtare e edicionit XXI të Lojërave Mesdhetare: në tri gjuhë, e menaxhuar nga redaktorët, gati për t’u zgjeruar.
Shikoni projektinKlientë të përzgjedhur
“Vorbulla e dizajnoi webfaqen tonë dhe jemi plotësisht të kënaqur me bashkëpunimin. Komunikimi ishte i thjeshtë dhe i efektshëm, ndërsa të gjitha kërkesat tona u trajtuan shpejt dhe profesionalisht.”
Film pa zë për Vorbulla Studio. Zgjat 55 sekonda. Dizajn. Zhvillim. Mbështetje. Një ekip, nga fillimi në fund. Tregon shtatë shërbimet: Zhvillim web, Aplikacione mobile, Dizajn UI/UX dhe brendim, Automatizim dhe agjentë AI, SEO dhe përmbajtje, Mbështetje teknike e Ekip i dedikuar. Një projekt kalon në katër hapa: kuptimi i kërkesave, përgatitja e dizajnit, ndërtimi dhe testimi e publikimi dhe mbështetja. Shifrat: 300+ projekte të realizuara, 200+ klientë, 10+ vjet përvojë e 95% klientë që kthehen. Të gjitha shërbimet. Një ekip. Punoni me ne për një projekt të plotë ose vetëm për një pjesë të tij. Gjithçka nis nga biznesi juaj.
Nga kërkesat te dorëzimi
- 01
Kuptojmë kërkesat
Na tregoni çfarë doni të ndërtoni ose të përmirësoni. Shohim qëllimet, përdoruesit, sistemet ekzistuese dhe kufizimet në afat ose buxhet, pastaj caktojmë punën.
- 02
Përgatisim dizajnin
Ju dërgojmë dizajne dhe prototipe për t’i shqyrtuar, që ta shihni çfarë do të ndërtohet para se të fillojë zhvillimi.
- 03
Ndërtojmë, testojmë
Ndërtojmë funksionet e caktuara dhe ecurinë e shihni në fazat kryesore. Para publikimit testojmë funksionimin, shpejtësinë dhe qasshmërinë.
- 04
Publikojmë, mbështesim
Publikojmë webfaqen ose aplikacionin dhe ia dorëzojmë ekipit tuaj. Mbështetja e mëtejshme rregullohet veçmas.
Pyetje
të shpeshta
A mund ta përmirësoni webfaqen ose aplikacionin që kemi tashmë?
Po. Shqyrtojmë platformën dhe caktojmë një fazë konkrete: dizajn, shpejtësi, integrime ose rindërtim. Para çdo ndryshimi flasim për atë që duhet ruajtur.
Si i vlerësoni koston dhe afatet?
Shohim punën, kërkesat teknike dhe materialet që keni, pastaj propozojmë buxhetin dhe planin. Nëse kërkesat s’janë ende të qarta, nisim me një fazë analize.
A mund të punoni bashkë me ekipin tonë të brendshëm?
Po. Mund të marrim një pjesë të projektit ose t’ju japim dizajnerë dhe inxhinierë që punojnë me ekipin tuaj. Përgjegjësitë, mjetet dhe komunikimin i caktojmë që në fillim.
Çfarë ndodh pas publikimit?
Mund të vazhdojmë me mirëmbajtje, përditësime dhe mbështetje teknike. Mbulimin dhe kohën e reagimit i caktojmë veçmas, sipas nevojave të platformës.
Le të flasim
për projektin tuaj.
Na tregoni çfarë ju duhet dhe flasim për punën, afatet dhe hapat e radhës.