Platforma SaaS, sisteme të brendshme, aplikacione web dhe mobile dhe automatizim me AI, të dizajnuara dhe ndërtuara sipas mënyrës si punon biznesi juaj. Kur puna përfundon, kodi dhe llogaritë janë tuajat.
Një ekip nga plani i parë deri te mbështetja.
Që nga viti 2014 ndërtojmë softuer për biznese. Një ekip e planifikon, e dizajnon, e ndërton dhe e mirëmban sistemin tuaj, me orar të Evropës Qendrore dhe në shqip, anglisht ose gjermanisht. Flisni drejtpërdrejt me njerëzit që e ndërtojnë, dhe kodi, repozitorët dhe llogaritë janë tuajat.
Softuer sipas biznesit tuaj
Platforma SaaS
Produkte me abonim, me llogari klientësh, role, faturim dhe panel administrimi, të ndërtuara për të rritur nga klientët e parë e tutje.
ERP dhe sisteme të brendshme menaxhimi
Një sistem për porosi, stok, miratime, financa dhe raporte, në vend të tabelave që qarkullojnë mes departamenteve.
Sisteme CRM
Pipeline, ndjekje dhe të dhëna klientësh sipas mënyrës si shet dhe shërben ekipi juaj, me qasjen e duhur për çdo rol.
Web aplikacione dhe portale
Portale për klientët, sisteme rezervimi dhe porosish dhe panele që punojnë në shfletues.
Aplikacione mobile
Aplikacione iOS dhe Android për klientët ose stafin tuaj, me të njëjtat të dhëna si webfaqja dhe mjetet e brendshme.
Integrime dhe API
Lidhje mes programeve që përdorni tashmë, si pagesat, kontabiliteti, CRM ose emaili, që të dhënat të kalojnë pa u rishkruar.
Modernizimi i sistemeve ekzistuese
Një analizë e sistemit tuaj ekzistues, pastaj rindërtim ose zëvendësim hap pas hapi që i ruan të dhënat tuaja.
Procese dhe automatizim me AI
AI aty ku kursen kohë vërtet.
AI-në e ndërtojmë në softuer si një detyrë të përcaktuar, të lidhur me sistemet tuaja, ku vendimet e rëndësishme i kontrollon një person. Kostot e përdorimit dhe trajtimi i të dhënave dakordohen para ndërtimit.
Asistentë që e njohin biznesin tuaj
Përgjigje nga dokumentet dhe të dhënat tuaja, brenda mjeteve që ekipi juaj tashmë përdor.
Dokumente hyjnë, regjistra dalin
Faturat, formularët dhe emailat lexohen automatikisht dhe kthehen në regjistra, ndërsa përjashtimet i kontrollon një person.
Kërkesat shpërndahen vetë
Kërkesat e reja renditen, përmblidhen dhe i kalojnë personit të duhur, me kujtesë kur nuk ndodh asgjë.
Kërkim me fjali të plota
Kërkim që e kupton një fjali të tërë, si kërkimi me AI në webfaqen e Domino Real Estate.
Teknologjitë me të cilat ndërtojmë
Mjete të përdorura gjerësisht, që edhe një ekip tjetër ta vazhdojë kodin më vonë, nëse ndonjëherë e dëshironi.
- Next.js
- React
- TypeScript
- Tailwind CSS
- Node.js
- PostgreSQL
- MongoDB
- React Native
- Expo
- Swift
- Kotlin
- Payload CMS
- Stripe
- Docker
- GitHub
- Figma
- OpenAI
- Claude
Planifikim, dizajn, ndërtim në versione, mbështetje.
Analiza
Flasim për problemin, përdoruesit dhe sistemet që përdorni sot.
Plani dhe dizajni
Përcaktojmë shtrirjen, koston dhe versionin e parë, dhe shqyrtojmë ekranet kryesore.
Ndërtimi në versione
Një version i parë i fokusuar për rreth 1–2 muaj, pastaj versioni tjetër.
Lansimi dhe mbështetja
E publikojmë, ju dorëzojmë kodin dhe llogaritë, dhe e mbështesim pas lansimit.
Projekt i ngjashëm
Webfaqe · CRM për agjentët · Aplikacion iOS
Domino Real Estate
Një webfaqe për prona, CRM-ja ku punojnë agjentët dhe një aplikacion për klientët, të gjitha mbi një API. Mbi 600 prona janë aktive në të treja, dhe gati gjysma e kërkesave të Domino-s vijnë nga webfaqja.
Lexoni studimin e rastit Domino
Pyetje
të shpeshta
Sa kushton zhvillimi i softuerit me porosi?
Varet nga shtrirja: ekranet, proceset, integrimet dhe përdoruesit. I shqyrtojmë kërkesat tuaja, pastaj propozojmë një shtrirje të përcaktuar me kosto dhe afat. Nëse kërkesat janë ende të hapura, fillojmë me një fazë të shkurtër analize. Hostimi dhe shërbimet me pagesë listohen veçmas.
Sa zgjat?
Një version i parë i fokusuar zakonisht zgjat rreth 1–2 muaj. Sistemet më të mëdha vijnë në versione të tjera, që ekipi juaj ta përdorë softuerin herët dhe ne ta përshtatim planin gjatë punës.
A e kemi ne pronësinë e kodit?
Po. Merrni kodin burimor me historinë e tij, repozitorët, hostimin dhe domenet në emrin tuaj, si dhe dokumentacion për ta përdorur dhe ndryshuar.
A mund të punoni me sistemet tona ekzistuese?
Po. Fillimisht shqyrtojmë softuerin, të dhënat dhe integrimet që keni, pastaj vendosim së bashku çfarë lidhet, ruhet, rindërtohet ose zëvendësohet.
A e mbështetni softuerin pas lansimit?
Po. Mirëmbajtja, monitorimi, përditësimet dhe funksionet e reja mund të vazhdojnë pas lansimit me një marrëveshje të veçantë mbështetjeje.
A punoni me kompani jashtë Kosovës?
Po. Punojmë me klientë në Kosovë, Zvicër dhe vende të tjera evropiane, me orar të Evropës Qendrore dhe në shqip, anglisht ose gjermanisht, me thirrje dhe përditësime me shkrim në kohë të dakorduara.
Udhëzuesi ynë për angazhimin e një kompanie softueri në Kosovë (në anglisht)
Le të flasim për
softuerin tuaj.
Na tregoni çfarë duhet të bëjë softueri, kush do ta përdorë dhe me cilat sisteme duhet të punojë. Pastaj flasim për shtrirjen, versionin e parë dhe koston.