Gjithçka nis
nga biznesi juaj.

Shikoni projektet

Planifikojmë, dizajnojmë dhe ndërtojmë webfaqe, aplikacione dhe mjete të brendshme me ekipin tuaj. Ofrojmë edhe ekipe të dedikuara, automatizim me AI, SEO dhe mbështetje teknike.

Bisedoni për projektin

Klientë të përzgjedhur

GIZ
RKS Ministry
Hyllus Architects
ESSI Group
Splendor Group
Ade Immo

Film pa zë për Vorbulla Studio. Zgjat 55 sekonda. Dizajn. Zhvillim. Mbështetje. Një ekip, nga fillimi në fund. Tregon shtatë shërbimet: Zhvillim web, Aplikacione mobile, Dizajn UI/UX dhe brendim, Automatizim dhe agjentë AI, SEO dhe përmbajtje, Mbështetje teknike e Ekip i dedikuar. Një projekt kalon në katër hapa: kuptimi i kërkesave, përgatitja e dizajnit, ndërtimi dhe testimi e publikimi dhe mbështetja. Shifrat: 300+ projekte të realizuara, 200+ klientë, 10+ vjet përvojë e 100% ekip i brendshëm. Shtatë shërbime. Një ekip. Punoni me ne për një projekt të plotë ose vetëm për një pjesë të tij. Gjithçka nis nga biznesi juaj.

Vorbulla në një minutë · Çfarë bëjmë dhe si punojmë

Projekte të përzgjedhura

  1. Pamje nga afër e aplikacionit Domino për klientët në një telefon, në sfond të artë: një penthouse dupleks në Marigona Hill, me çmimin, sipërfaqen dhe numrin e dhomavePatundshmëri · KosovëDomino Real EstatePlatformë patundshmërish për Kosovën: webfaqe, aplikacion për klientët dhe CRM për agjentët, mbi një API.Shikoni projektin
  2. Ballina e webfaqes Prishtina 2030 me numërimin mbrapsht deri te Lojërat, në një telefon të mbështetur në një buzë betoni pranë pistës së vrapimit të një stadiumiSport · KosovëPrishtina 2030Webfaqja zyrtare e edicionit XXI të Lojërave Mesdhetare: në tri gjuhë, e menaxhuar nga redaktorët, gati për t’u zgjeruar.Shikoni projektin
  3. Një dorë zgjatet drejt një tableti me ballinën e dyqanit online Jora Center, në sfond të kuqShitje me pakicë · KosovëJora CenterDyqan online dhe aplikacion anëtarësie për një zinxhir dyqanesh në Kosovë: produkte, oferta dhe kartela në telefon.Shikoni projektin
Brenda Vorbulla Studio në Gjakovë

Rreth nesh

Vorbulla u themelua në vitin 2014. Ofrojmë dizajn, zhvillim softweri dhe mbështetje teknike, si projekte më vete ose brenda ekipeve të klientëve.

Njihuni me ne

Si punojmë

  1. Kuptojmë kërkesat.

    Nisim nga qëllimet e biznesit, përdoruesit dhe kërkesat e projektit.

  2. Përgatisim dizajnin.

    Ju dërgojmë dizajne dhe prototipe që t’i shihni dhe t’i komentoni.

  3. Ndërtojmë, testojmë.

    Ndërtojmë funksionet e caktuara dhe testojmë funksionimin, shpejtësinë dhe qasshmërinë.

  4. Publikojmë, mbështesim.

    Publikojmë webfaqen ose aplikacionin dhe ia dorëzojmë ekipit tuaj. Mbështetja e mëtejshme rregullohet veçmas.

Çfarë thonë klientët

Lëvizni për t’i parëRrëshqitni për t’i parë
  • “Si menaxher i operacioneve në Domino Real Estate, pata mundësinë të punoj ngushtë me ekipin e Vorbulla Studio në disa projekte të rëndësishme për kompaninë tonë, përfshirë sistemin CRM, webfaqen, aplikacionin e kompanisë dhe aplikacionin për agjentët.”
    Nektar JanuziMenaxher i operacioneve · Domino Real EstatePërvoja e klientit
  • “Bashkëpunoj prej kohësh me Vorbulla Studio dhe më bëjnë gjithmonë përshtypje krijimtaria, përkushtimi dhe efektshmëria e tyre. Çfarëdo projekti t’u besoj, japin gjithmonë rezultate të shkëlqyera.”
    Severin SchieggVlerësim nga klienti · më 28 qer 2024Përvoja e klientit
  • “Vorbulla e dizajnoi webfaqen tonë dhe jemi plotësisht të kënaqur me bashkëpunimin. Komunikimi ishte i thjeshtë dhe i efektshëm, ndërsa të gjitha kërkesat tona u trajtuan shpejt dhe profesionalisht.”
    ASA StorenVlerësim nga klientiPërvoja e klientit
  • “Vorbulla ka qenë partner i besueshëm në disa projekte webfaqesh dhe aplikacionesh.”
    Alfred DakaVlerësim nga klienti · më 2 qer 2022Përvoja e klientit
  • “Shumë profesionalë, miqësorë dhe të aftë. Përvojë e shkëlqyer prej vitesh.”
    Agron KrasniqiVlerësim nga klienti · më 9 shk 2024Përvoja e klientit
  • “Shumë profesionalë, jam jashtëzakonisht i kënaqur. Logon do t’jua besoja përsëri pa mëdyshje. Faleminderit për punën tuaj.”
    Bekim RrasiVlerësim nga klienti · më 1 pri 2024Përvoja e klientit
  • “Punë e shkëlqyer dhe ekip miqësor!”
    Samuel RosajVlerësim nga klienti · më 2 qer 2022Përvoja e klientit
01 / 07
Në studion tonëVorbulla · Gjakovë
Brenda Vorbulla Studio në Gjakovë

Ekipi
që i ndërton projektet

Njihuni me studion

Pyetje
të shpeshta

Çfarë projektesh merrni përsipër?

Webfaqe, web aplikacione, aplikacione mobile dhe softwer me porosi, si dhe brendim, dizajn ndërfaqesh, SEO, automatizim dhe mbështetje teknike.

Sa zgjat zakonisht një projekt?

Një webfaqe prezantuese zakonisht zgjat 1–2 javë. Produktet më të mëdha web dhe mobile zgjasin 1–2 muaj ose më shumë. Afatin e caktojmë pasi t’i shohim kërkesat.

Çfarë ju duhet nga ne për të filluar?

Na tregoni çfarë doni të arrini dhe na dërgoni webfaqen, përmbajtjen ose brendimin që keni. Nuk ju duhet përshkrim i gatshëm; e përgatisim bashkë.

Punoni me biznese të reja apo me kompani të konsoliduara?

Me të dyja: themelues me produktin e parë, biznese të konsoliduara dhe organizata publike. Ekipin e përshtatim sipas projektit.

Le të flasim
për projektin tuaj.

Na tregoni çfarë ju duhet dhe flasim për punën, afatet dhe hapat e radhës.