Aplikacione iOS dhe Android: dizajni, zhvillimi, lidhja me backend-in, testimi në pajisje dhe publikimi në dyqane.

Planifikoni versionin e parë.

Përcaktojmë çfarë duhet të bëjnë përdoruesit, shqyrtojmë backend-in dhe zgjedhim funksionet e versionit të parë. Platformat, integrimet, fazat dhe kostoja caktohen para zhvillimit.

PlatformatiOS · Android
Versioni i parëFunksionet caktohen që në fillim
DorëzimiAplikacioni · Kodi · Dyqanet
Ilustrim i ikonës së një aplikacioni pranë ekranit të telefonit

Çfarë përfshin projekti i aplikacionit

  • Hapat e përdoruesit dhe ekranet

    Hapat kryesorë, dizajni i ekraneve dhe një prototip për ta provuar aplikacionin para zhvillimit.

  • Zhvillimi për iOS dhe Android

    Funksionet e caktuara, me kod të përbashkët për të dyja platformat kur ka kuptim dhe përshtatje për secilën.

  • Backend-i dhe lidhjet me shërbime

    Kyçja, të dhënat dhe lidhjet me API. Backend-i i ri, mjetet e administrimit ose shërbimet e jashtme përcaktohen në ofertë.

  • Testimi në pajisje dhe publikimi në dyqane

    Testim në pajisjet dhe versionet e caktuara, materialet për dyqane, publikimi dhe dorëzimi i kodit.

Nga plani i versionit te publikimi

  1. Plani i punës

    Zgjedhim funksionet, platformat dhe integrimet për versionin e parë.

  2. Dizajni

    Shohim hapat e përdoruesit, ekranet dhe prototipin.

  3. Zhvillimi dhe testimi

    Zhvillojmë aplikacionin dhe e testojmë në pajisjet e caktuara.

  4. Publikimi

    Përgatisim publikimin në dyqane dhe dorëzimin.

Projekt i ngjashëm

Webfaqe · Aplikacion mobil

Domino Real Estate

Webfaqe patundshmërish dhe aplikacion mobil, të dizajnuara për të punuar bashkë.

Shikoni projektin
Kartat e pronave në aplikacionin Domino, me navigim për ballinën, hartën dhe pronat e ruajtura

Pyetje
të shpeshta

A ndërtoni për iOS dhe Android?

Po. Qasjen e zgjedhim sipas përdoruesve dhe pajisjeve që duhen mbuluar. Shpesh një kod i përbashkët shërben për të dyja, me përshtatje dhe testime për secilën.

A mund të punoni me aplikacionin ose backend-in që kemi?

Po. Fillimisht shqyrtojmë kodin, API-të dhe dokumentacionin, për të parë çfarë ripërdoret dhe çfarë duhet ndryshuar.

Kush i menaxhon llogaritë në dyqane dhe publikimin?

Ne i përgatisim dhe i dërgojmë versionet përmes llogarive tuaja në dyqane. Oferta mbulon tekstet, fotot, informatat e privatësisë dhe tarifat. Data e publikimit varet nga shqyrtimi i dyqanit.

A përfshihen backend-i dhe përmbajtja?

Oferta rendit backend-in, mjetet e administrimit dhe shërbimet e jashtme që përfshihen, si dhe kush siguron tekstet, përkthimet dhe përmbajtjen.

Si i vlerësoni afatet dhe koston?

Nisemi nga funksionet, integrimet dhe pajisjet e versionit të parë, pastaj propozojmë afatin dhe buxhetin. Tarifat e dyqaneve, hostingu dhe abonimet shënohen veçmas.

A ofroni mbështetje pas publikimit?

Po. Me marrëveshje të veçantë kujdesemi për mirëmbajtjen, përputhshmërinë me versionet e reja të sistemit, problemet dhe versionet e ardhshme.

Le të flasim për
aplikacionin tuaj mobil.

Na tregoni çfarë duhet të bëjë aplikacioni, për cilat platforma dhe nëse keni backend. Pastaj flasim për versionin e parë, punën dhe koston.